Categories
Këshilla

Këshillat fantastike për një jetë të shëndetshme dhe pa probleme

Ruani pastërtinë. Lani duart para trajtimit të ushqimit dhe lajini ato shpesh gjatë përgatitjes së tij. Lani duart pasi keni mbaruar punë në tualet. Lani dhe pastroni të gjitha sipërfaqet dhe pajisjet e përdorura gjatë përgatitjes së ushqimit. Mbrojini zonat e kuzhinës dhe ushqimeve nga insektet, brejtësit dhe kafshët e tjera.

Ndani ushqimet e pabëra nga ato të gatuara. Ndajeni mishin e kafshëve dhe të shpendëve, dhe ushqimet e detit që janë të pabëra nga ushqimet e tjera. Përdorni pajisje dhe enë të veçanta, siç janë thîkat dhe dërrasat për prerje, për trajtimin e ushqimeve të pabëra. Vendoseni ushqimin në kuti të mbyllura për të shmangur kontaktin midis ushqimeve të pabëra dhe atyre të gatuara.

Gatuani mirë.Gatuajeni mire ushqimin, sidomos mishin, shpendët, vezët dhe ushqimet e detit. Nxehini ushqimet e tilla si supërat dhe gjellët deri në zjerje, për t’u siguruar që kanë arritur temperaturë deri në 70° C. Për mishin e kafshëve dhe shpendëve, sigurohuni që lëngu i tyre të jetë i tejdukshëm, jo rozë. Në rastin më të mirë, përdorni termometër.

Ringroheni mirë ushqimin e gatuar më përpara. Ruajeni ushqimin në temperatura të sigurta. Mos e lini në temperaturë dhome ushqimin e gatuar për më shumë se 2 orë. Futini menjëherë në frigorifer të gjitha ushqimet e gatuara dhe që dëmtohen lehtë (temperatura e preferuar nën 5°C). Ruajini të nxehta ushqimet (më shumë se 60°C) para se t’i shërbeni.

Mos i shkrini ushqimet e ngrira në temperaturë dhome.
Përdorni ujë dhe përbërës të sigurtë. Përdorni ujë të pastër, ose bëjeni atë të sigurtë. Përzgjidhni ushqime të freskëta dhe të shëndetshme. Zgjidhni ushqimet që janë përpunuar për të qenë të sigurtë, si psh. qumështi i pasterizuar. Lajini frutat dhe perimet, sidomos kur hahen të gjalla. Mos i përdorni ushqimet përtej datës së skadimit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *