Categories
Lajme

Pesë hapa për të eliminuar problemet me tretjen e ushqimeve

Sistemi juaj i tretjes nuk funksionon si duhet? Mund të gjeni zgjidhje duke ndjekur disa këshilla te thjeshta që mund të ndryshojnë një herë e mirë problemet tuaja me tretjen e ushqimeve.

Hani ushqime të pasura me glutaminë– një nga përbërësit kryesorë që ndihmon në tretje është glutamina, ajo redukton inflamacionin. Ushqime të pasura me glutaminë janë: spinaqi, veza, peshku, mishi, panxhari, majdanozi, produktet e qumështit dhe fasulet. Lëngjet e freskëta të frutave dhe perimeve mund të jenë gjithashtu një zgjedhje e mirë.

Pini ujë– dehidratimi mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore duke përfshirë dhe probleme me tretjen. Shtoni konsumin e ujit (8 gota uji në ditë) dhe qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Nëse nuk e pëlqeni shijen e ujit të thjeshtë, shtoni pak limon ose manaferra në të. Jo vetëm do të përmirësoni procesin e tretjes, por do të fitoni energji.

Mbani mëlçinë të shëndetshme– nëse mëlçia funksionon si duhet, edhe me procesin e tretjes nuk do të keni probleme. Konsumoni karrota, panxhar, lulelakër dhe eliminoni duhanin dhe alkolin, trupi do t’ju jetë mirënjohës.

Hani shëndetshëm– hani ngadalë, përtypni mirë ushqimin, dhe dëgjoni sinjalet e trupit. Të hani ngadalë ndikon shumë mirë në sistemin e tretjes dhe ju ndihmon për të ndjerë më pak uri.

Hani ushqime të fermentuara– ushqimet e fermentuara përmbajnë bakterie të mira të cilat ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të tretjes. Por kujdes mos e teproni, thjesht shtoni disa lakra turshi në darkën tuaj dhe do të shikoni rezultate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *