Categories
Lajme

Pse disa njerëz e kanë bërë modë kafen me limon? Efektet në organizëm

Kashumë njerëz, të cilët nuk mund ta nisin ditën dot pa kafe. Duket si ligj i natyrës për ta. E sigurt që keni dëgjuar se kafja në mëngjes rrit kreativitet dhe përqendrimin.

Ndërkohë, limoni është një agrum i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë. Kjo është arsyeja pse është përdorur gjerësisht prej shekujsh.

Po sikur t’i bëjmë bashkë? Nuk është shaka. Disa janë të mendimit se është një kombinim i pazakontë, ndërkohë që të tjerë besojnë te përfitimet shëndetësore, që mesa duket arrijnë të tejkalojnë edhe shijen e çuditshme. Po shkenca çfarë thotë?

Së pari, a ndihmon në shkrirjen e dhjamit? – Sipas shkencës, as limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë që mund të djegë yndyrën e padëshiruar është duke konsumuar më pak kalori dhe duke djegur më shumë prej tyre.

Pra, ky pretendim nuk është i vërtetë. Ka studime që thonë se kafeina mund të stimulojë indin dhjamor, por kjo lidhet me kafeinën në kafe, jo me përzierjen e saj me limonin.

Së dyti, a e lehtëson dhimbjen e kokës? – Sipas një hipoteze, kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhi.mbjet. Hulutimet sugjerojnë që kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhi.mbjet e kokës dhe migrenës. Hipoteza të tjera thonë se kafeina mund të veprojë mirë duke u shoqëruar me çokollatë ose agrume.

Megjithatë, pirja e kafesë me limon mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhim.bjen e kokës. Me gjasë, kjo varet nga sasia e kafeinës, jo përzierja kafe-limon.

A e përmirëson lëkurën? – Hulumtimet thonë se përmbajtja e antioksidantëve në kafe dhe limon mund të kenë përfitime në lëkurë, kështu që ka një copëz të vërtetë ky pretendim. Megjithatë sërish mund t’i keni përfitimet e kafesë dhe limonit duke i konsumuar veçmas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *