Categories
Këshilla

Receta gatimi e dieta me fasule të kuqe, të mirat e trupit me përdorimin e tyre

Fasulet janë të pasura me kalium dhe magnez, gjithashtu ndihmojnë për të mbajtur tensionin e gjakut nën kontroll. Fasulet e kuqe janë me përmbajtje të lartë fibrash duke ndihmuar në uljen e kolesterolit të keq dhe lûftîmîn e sèmundjèvè të zemrës. Ato janë gjithashtu të pasura me proteina dhe hekur, duke u bërë zëvendësuese të mishit për vegjetarianët.

“Duke qenë se fasulja e kuqe ka ngjashmëri me disa prej organeve të trupit të njeriut, ngjyra e kuqe është tregues i përqendrimit të lartë të antioksidantëve që llûftojnè shumë sèmundjè”, thotë dr. Janet Bond Brill.

Si mund t’i hamë: Fasulet e kuqe janë të përsosura për t’u përdorur në sallatë, sanduiçe ose salca. Sasia që duhet të konsumojmë: ½ filxhan (të gatuara)

Kaloritë që përmbajnë: 112 kalori / Vlerat ushqyese: Kolesterol: 0 mg. Natrium: 854 mg. Karbohidrate: 33 g. Fibër diete: 9 g. Sheqerna: 9 g
Proteina: 12 g

Dieta e doktor Janet për vegjetarianët: Përbërësit për 10 pjata: 2 speca jeshilë për mbushje, të copëtuar, 1 filxhan me qepë të copëtuar
3 thelpinj hudhër të grirë, 1 lugë gjelle vaj ulliri.

1 konservë me fasule të zeza (ua kemi hequr ujin), 1 konservë me fasule të kuqe (ua kemi hequr ujin), 1 filxhan salcë (të mesme ose të nxehtë, në varësi të preferencës), 2 kanaçe me domate të copëtuara
1 filxhan me misër të ngrirë, 1 kanaçe me speca jeshilë të copëtuar
1/4 lugë e vogël piper i kuq pluhur.


Përgatitja: Në një tenxhere të madhe hedhim specat jeshilë, qepën, hudhrën dhe vajin e ullirit dhe e vëmë me zjàrr të mesëm për rreth 5 minuta.

Shtojmë të gjithë përbërësit e mbetur dhe i lëmë të ziejnë. Ulim temperaturën, i mbulojmë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta, duke i përzier herë pas here. Hiqini nga zjàrri dhe mund t’i shërbeni me oriz kafe. Mund t’i shoqëroni edhe me patatina.

Kidney bean pulses forming a textured background.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *