Categories
Këshilla

Ushqimet që mund t’i hamë pa merak, nuk na shëndoshin!

Selinoja, lulelakra, molla dhe papaja. Si dhe trangujt, shpargujt, domatet, specat djegës dhe kafeja. Këto janë ushqimet inteligjente, me “kalori negative”, që do të thotë se për t’i tretur duhen më shumë kalori se zakonisht dhe janë të vlefshme për regjimet dietike.

Selinoja, me 16 kalori për 100 gramë, është e përbërë nga 75% ujë dhe 25% fibra. Përmbajtja e lartë e ujit bën që të digjen më shumë kalori.

Lulelakra përmban 25 kalori për 100 gramë dhe ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C. T’i hash të gjalla ose të përgatitura në avull, bën që të përtypen më shumë, duke i dhënë trupit një ndjesi ngopjeje.

Më pas janë mollët, 52 kalori në 100 gramë, por veçanërisht jeshilet ndihmojnë të ndihesh i ngopur për më gjatë dhe janë të pasura me fibra që ndihmojnë për të mbajtur të ulët nivelin e glicemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *