Categories
Këshilla

Ushqimet që lehtësojnë diarrenë në trupin tuaj, mësoni dietën përfekte

Shkaqet e diarresë janë të ndryshme. Diarreja mund të shkaktohet nga një “grip stomaku” ose nga një ushqim i caktuar që keni ngrënë. Për shkak se disa ushqime mund të përkeqësojnë simptomat, duhet ta keni të qartë se çfarë nuk duhet të konsumoni. Shmangni këto ushqime për lehtësimin e diaresë:

Ushqimet e skuqura dhe ato të yndyrshme. Qumështin, gjalpin, akulloren dhe djathin. Pijet alkôôlike dhe me kafeinë. Kur keni diarre, duhet të shmangni ushqimet që stimulojnë humbjen e lëngjeve.

Alkôôli dhe kafeina mund të veprojnë si diuretikë, kjo do të thotë që ato ju dehidratojnë, ndaj duhet të shmangen. Ëmbëlsuesit artificialë, karamelet, çamçakëzat, si dhe zëvendësuesit e tjerë të sheqerit.

Ushqimet që shkaktojnë gazra të tepërta. Është e rëndësishme që të hani sasi të shumta frutash dhe perimesh çdo ditë. Por, kur jeni me diarre, duhet të shmangni perimet, si: lakra, lulelakra, brokoli, fasulja etj. Ushqimet që kanë ndenjur në frigorifer për një kohë të gjatë apo ushqimet e ruajtura në mënyrë të papërshtatshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *