Categories
Këshilla

Dieta e mëngjeseve, humbni kile duke ndjekur këto këshilla

Ngrënia e mëngjesit është zakoni më i shëndetshëm, sidomos nëse doni të bini në peshë. Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë mëngjes, kanë më shumë mundësi për të rënë në peshë sesa ata që e shmangin këtë vakt.

Për më tepër, gjatë mëngjesit shumica priren të marrin më shumë fibra (nga drithërat, tërshëra) dhe kjo i bën të ndihen më të ngopur dhe më mjeder dhe kosenergjik. Drithërat dhe tërshëra janë dy superushqime që ju ndihmojnë jo vetëm të merrni fibrat e nevojshme, por dhe vitamina e minerale (sidomos kur i shoqëroni me fruta).

Kjo nuk do të thotë që në mëngjes duhet të konsumoni vetëm drithëra dhe tërshërë. Në vend të tyre ne do t’ju sugjerojmë disa variante të tjera mëngjesi:

* Mjedër (manaferrë e kuqe) – Një filxhan me mjedra ju jep 8 gram fibra (kjo është më shumë se dyfishi i fibrave që mund t’ju jepte një filxhan luleshtrydhe). Përfitimi i fibrave, sidomos gjatë mëngjesit, ju ndihmon që ta mbani peshën nën kontroll. Mjedrat kanë shumë pak kalori, kështu që mund t’i konsumoni pa u ndjerë në faj.

* Tërshërë – Tërshëra mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë në dy mënyra. Së pari, fibrat që përmban ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Së dyti, sipas studimeve të botuara nga “Journal of Nutriton”, nëse hani tërshërë në mëngjes ( 3 orë para se të ushtroni Tave me molle dhe tershere1aktivitet fizik) digjni më shumë yndyrë.

* Kos – Kosi është një burim shumë i mirë proteinash dhe kjo ju jep një avantazh nëse e konsumoni për të kontrolluar peshën. Kosin duhet ta konsumoni pa shumë yndyrë dhe mund ta kombinoni me fruta të freskëta ose fruta të thata që të merrni të gjitha vlerat ushqyese të një vakti.

* Gjalp kikiriku – Gjalpi i kikirikut është një nga yndyrnat me më pak kalori. Për mëngjes mund të lyeni një fetë buke të thekur integrale me gjalp kikiriku dhe do të ndiheni të ngopur për shumë orë.

* Vezë – Veza është një nga ushqimet që përmban më shumë proteina. Krahasuar me karbohidratet dhe yndyrnat, proteinat ju mbajnë të ngopur gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *