Categories
Lajme

Historia e gjyshit në spital, dashuria për nipin i zgjati jetën

Historia e radhës që kam përzgjedhur të ndaj me ju flet për “ringjalljen” një gjyshi prej dashurisë që kishte për nipin e tij. Shkrimi vjen nga “Mësimi” në Facebook:

Gjyshi i moshuar dergjej në spital dhe kishte pak shpresë për shërim. Kaluan 14 dite, ai nuk reagonte dhe ilacet duket se nuk kishin bërë efektin e duhur. Gjyshi ishte dorëzuar dhe nuk kishte më forcë të luftonte për jetën. Mjeku, i dëshpëruar, tundi kokën si për t’iu thënë familjarëve “nuk bëhet”.

Të nesërmen, për habinë e mjekut, plaku dukej i gjallëruar dhe parametrat jetësore ishin kthyer në normalitet. I habitur dhe i gëzuar, doktori e pyet: “Cfarë paska ndodhur, gjysh? Deri dje ishim të shqetësuar për jetën tënde”.

I moshuari, me buzën në gaz iu përgjigj: “Eshtë e vërtetë. Dje ndodhi dicka që më bëri të mos dorëzohem. Më erdhi nipi i vogël për të më takuar dhe më tha: “Gjyshi, duhet të vish shpejt në shtëpi. Bicikleta ime është prishur!”

Mësimi: Ilaci i vërtetë që të mban në jetë është dashuria. Fëmijët janë ilaci i prindërve, nipërit e mbesat janë ilaci i gjyshërve. Duajini dhe respektojini, sidomos në këto kohë të vështira. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë gjyshërit, edhe atyre që na shohin nga lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *