Categories
Këshilla

Hudhra “magjibërëse” në trupin tonë, ndikon dhe në këtë aspekt

Mund të jetë e përmendur shumë se hudhra mban larg vampirët, por në fakt hudhra i mban njerëzit gjallë në shumë mënyra, thonë shkencëtarët.

Ata tregojnë se një përbërës i hudhrës e mbron trurin nga plakja dhe sèmundjèt. Hudhra mund të parandalojë sèmundjèt neurologjike të lidhura me moshën, si alzajmeri apo parkinsoni.

Kërkuesit në Misuri (SHBA) zbuluan se rolin kryesor për këtë e luan një karbohidrat që gjendet në hudhër. “Hudhra është një nga ushqimet më të përdorura në botë”, u shpreh Zezong Gu, profesor i asociuar i patologjisë dhe shkencave anatomike i Universitetin e Misurit.

“Kërkimet tona u përqendruan në një derivat karbohidratesh i hudhrës, i njohur si FruArg dhe rolit që ai luan në përgjigjen mbrojtëse të trupit”.

Ekipi studioi aftësitë parandaluese në dëmtimin e qelizave të trurit të shkaktuara nga stresi mjedisor. Stresi mjedisor përfshin edhe procesin e plakjes, duhanpirjen, ndotjen, dëmtimet e trurit apo pirjen e pakontrolluar të alkóólit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *