Categories
Shëndeti

Domatja dhe kạncerí i stomakut, studimi jep indikacione

Domatet mund të ngadalësojnë përhapjen e kan.cerit të stomakut. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, i cili ka zbuluar se ky frut i dietës mesdhetare pengon zhvillimin e qelizave kanc.erogjene.

Ky zbulim i ri mund t’iu hapë rrugë kërkimeve shkencore për gjetjen e një mënyre për parandalimin dhe trajtimin e sëm.undjes, si dhe përdorimi i dietës mesdhetare për të suportuar trajtimet konvencionale.

Ndryshe nga studimet e mëparshme, që sugjerojnë se vetëm një përbërës tek domatja, likopene, ka veti luftuese ndaj kan.cerit, studimi i fundit sugjeron se i gjithë ky frut duhet të merret në konsideratë.

“Efektet e domates nuk lidhen vetëm me një përbërës të caktuar, si likopeni, por me të gjithë frutin”, thotë autorja e studimit, dr. Daniela Barone, nga Qendra Kërkimore e Onkologjisë Mercogliano, në Itali.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të gjitha ekstraktet e domates nëse mund të gjurmonin karakteristika të ndryshme të kan.cerit gastrit. Rezultatet treguan se ekstraktet pengonin zhvillimin e qelizave kanc.erogjene, duke çuar në zhdukje të tyre.

Këto rezultate mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e sëm.undjeve, por mund t’i hapin rrugë gjetjes së kurave të reja për trajtimin e saj, thonë hulumtuesit shkencorë. Studimi është publikuar tek Journal of Cellular Physiology.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *