Categories
Shëndeti

Ky është lëngu që largon dhímbjen e kokës në pak minuta – edhe migrenën!

Dhímbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato. Këto dhímbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë.

Kura magjike nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm. E nisim me një trajtim natyral, i cili përmban 3 përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë (jo të mbushur plot).

Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë. Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.

Si ta kuptoni nëse kjo kurë funksionon për ju – Çdo trajtim apo kurë natyrale funksionon ndryshe tek njerëzit. Dhímbjet e forta të kokës si dhe migrena prek 1 në 10 njerëz në botë dhe secili prej tyre rrëfen simptoma herë të ngjashme e herë të ndryshme.

Kura me kripë dhe lëng limoni është e mirë për njerëzit që kanë simptoma si: të përziera e të vjella, mpirje, hterje, marramendje, ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës dhe aromave, dhímbje që zgjat nga 2 deri në 72 orë, dhímbje pulsuese të kokës.

Studimet thonë se stresi mund të jetë një nga shkaktarët e dhímbjes së fortë të kokës por edhe migrenës. Dhímbjet në fillim zgjasin pak por stresi i vazhdueshëm mund të transformojë një dhimbje koke të thjeshtë në migrenë.

Konsumi i alkoolit dhe mungesat e vitaminave janë dy arsye të tjera të forta për shfaqjen e migrenës, por një nga shkaqet më të rëndësishme është dehidratimi dhe prishja e ekuilibrave të elektroliteve.

Elektrolitet janë minerale të rëndësishme për funksionet e organizmit Një prej këtyre mineraleve është magnezi, i cili ndër të tjera lufton inflamacionin.

Dhímbja e fortë e kokës besohet të jetë një reagim inflamator në organizëm. Kjo është edhe arsyeja përse kripa që duhet të përdorni në kurën e lartpërmendur duhet të jetë rozë sepse është e pasur me magnez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *