Categories
Këshilla

Le të flasim hapur! Nëse e hani darkën vonë, hiqni dorë sa jeni në kohë

Ngrënia në orët e vona të mbrëmjes, mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e zemrës, sugjeron një studim i ri. Hulumtimi, i prezantuar më 10 nëntor në takimin vjetor të Sesionit Shkencor të Shoqatës Amerikane të Zemrës, zbuloi se konsumi i ushqimit më vonë gjatë mbrëmjes, shoqërohej me një rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Njerëzit në SHBA por jo vetëm, kanë aktualisht një “stil jete të orëve të vona”. Ata shkojnë në shtrat më vonë gjatë natës dhe flenë më pak orë gjumë, tha autorja kryesore e studimit, Nour Makarem, kardiologe dhe lektore në Universitetin e Kolumbias.

Me këtë stil jetese të orëve të vona, njerëzit kanë normat më të larta të ngrënies së ushqimeve gjatë natës. Makarem dhe kolegët e saj, supozuan se ky afat vakt mund të luajë një rol në rritjen e normës së obezitetit, presionit të lartë të gjakut dhe diabetit të tipit A vitet e fundit.

Pjesëmarrësit në studim kishin nivelet më të larta të sheqerit në gjak, nivelet më të larta të insulinës (hormoni që rregullon sasinë e sheqerit në gjak), nivele më të larta të HOMA-IR (një indikator i rezistencës ndaj insulinës) dhe presion të lartë të gjakut, sesa pjesëmarrësit të cilët raportuan se konsumonin më pak se 30 për qind të kalorive të tyre ditore pas orës 18.00.

Në fakt, studiuesit zbuluan se ata që konsumonin 30 për qind ose më shumë nga kaloritë e tyre të përditshme pas orës 18.00, kishin 19 për qind më shumë gjasa të prekeshin nga prediabeti, se sa ata që hanin më herët gjatë ditës.

70% e njerëzve me të njëjtit pjesëmarrës, kishin gjithashtu 23 për qind më shumë gjasa, të prekeshin nga hipertensioni, krahasuar me njerëzit që hanin zakonisht më herët gjatë ditës. Këto lidhje ishin veçanërisht të zakonshme tek gratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *