Categories
Shëndeti

Rrika, xhenxhefili dhe mjalti: Hiqni dhjamin nga stomaku për tri javë

Sot do t’ju informojmë për një recetë tradicionale, me të cilën shumë femra kanë zvogëluar formën e belit, madje për 1 centimetër brenda një dite. Ky melhem eliminon dhjamin dhe ujin shtesë nga organizmi, por edhe përmirëson funksionet e trurit, kujtesën, dëgjimin dhe shikimin.

Përbërësit kryesorë të kësaj recete janë rrika e freskët, limoni me lëvore dhe mjaltë. Tashmë është thënë shumë për mjaltin dhe limonin, por, para se t’jua paraqesim recetën, të përqendrohemi në rrikën dhe vetitë e saj shëruese.

Rrika (lat. Armoracia rusticana) është bimë shumëvjeçare me gjethe të gjelbra, rrënjë të bardhë dhe shije pikante. Në ushqim më shpesh përdoret rrënja e saj, por se të shijshëm dhe nga pak pikant janë edhe gjethet e reja.

Shkaku i substancave shëruese (vitamina C, kalium, vitamina B1, vitamina B6, hekur, kalcium, vitamina B2, magnez, fosfor…) rrika pos ushqyese është edhe shëruese. Vetitë e saj shëruese i kanë përdorur edhe grekët e vjetër në vitin 1.500, p.e.r, për zbutjen e dhimbjeve në shpinë. Mund t’ia shtoni edhe gjellëve, sidomos atyre të yndyrshme, sepse ndihmon tretjen.

Rrika pastron organizmin, përshpejton metabolizmin, largon lodhjen, e më së shumti u sugjerohet personave që vuajnë nga diabeti. Ndalon përhapjen dhe zhvillimin baktereve të dëmshme duke ndihmuar në përhapjen e atyre të dobishme. Lëngu nga rrika shkatërron bakteret e dizenterisë, tuberkulozit si dhe shumë kërpudhave. Përmirëson funksionimin e organeve për tretje, stimulon sekretimin e lëngjeve në zorrë dhe lukth. Forcon punën e mëlçisë, punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut dhe ndihmon te reumatizmi.

Si ta ruani rrikën të freskët? Rrënja e freskët mund të përdoret gjatë gjithë vitit, nëse me kohë groposet në rërë të lagësht apo ta mbani në bodrum. Nëse dëshironi që rrikën e bluar ta ruani për tri javë, përzieni me një lugë sheqer dhe katër lëng limoni apo uthull. Në një kavanoz të mbyllur, rrika mundet të qëndrojë në frigorifer për tri javë. Në vijim ju paraqesim recetën për melhemin për humbje në peshë.

Përbërësit: 125 gramë rrikë; 3 limonë; 3 lugë mjaltë.

Mënyra e përgatitjes: Përzieni 125 gramë rrikë. Merrni tre limonë, i qëroni dhe hiqni farat dhe së bashku me lëvore i përzieni me rrikën. Aty shtoni edhe tri lugë mjaltë dhe gjithçka përzieni mirë. Melhemin e ruani në kavanoz të mbyllur në frigorifer. Merrni nga një lugë të vogël të këtij melhemi dy herë në ditë përmes shujtave. Këtë melhem përdoreni për tri javë dhe shikoni se si zvogëlohet masa e belit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *