Categories
Këshilla

Receta e shkëlqyer me mollë për pastrimin e zorrës së trashë

Mënyra më e mirë për të mbajtur zorrën e trashë të pastër është duke pirë ujë mjaftueshëm dhe një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar.

Është jashtëzakonisht e rëndsishme të pastoni herë pas here zorrën e trashë, pasi është organi përfundimtar i sistemit të tretjes, që është përgjegjës për hidratimin e duhur të trupit, riciklimin e acideve yndyrore dhe thithjen e vitaminave. Ne sot do ju tregojmë një recete me mollë, që është shumë efektive për pastrimin e zorrës së trashë.

Molla është opsioni perfekt për pastrimin e trupit nga toksinat dhe lehtësimin e simptomave të pakëndshme si kapsllëku, diarreja dhe pezmatimi.

Përbërësit:

Një mollë
1 lugë gjelle fara chia (10 g)
2 gota ujë (400 ml)
1 lugë gjelle fara liri (10 g)
1 lugë gjelle mjaltë (25 g)

Përgatitja

Futini në ujë farat e lirit dhe chia-t për 6 orë. Lani mollën me kujdes dhe copëtojeni në copa të vogla. Vendosni farat e njomura, mollën dhe mjaltin në një blender. Shtoni ujë në përzierje dhe përziejeni atë. Lëreni pijen të qëndrojë për 3 orë në frigorifer. Pini një gotë në mëngjes, me stomakun bosh, për një javë, dhe do të ndiheni më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *