Categories
Lajme

“Do pastroja banjot nëse do kisha e-mail”, historia njerëzore e shitësit të luleshtrydheve

Një njeri i papunë u paraqit në një konkurs të Microsoftit për vendin e lirë të punës për pastrimin e tualeteve. Drejtori për Burimeve Njerëzori e mori parasysh pas një kohe të shkurtër dhe e lajmëroi: “Jeni i pranuar. Ma shkruani e-mailin tuaj, kështu që të mund t’ua dërgoj kontratën dhe shënimin e punës suaj”.

Ai, i shkretë, i habitur, përgjigjet se nuk ka adresë, madje as e-mail. Drejtori ia kthen: “Atëherë, më vjen keq. Nëse nuk keni e-mail, realisht ju nuk ekzistoni, kështu që nuk mund t’ju pranoj”.

I dëshpëruar, njeriu i papunë ngritet prej ulëseve të Microsoftit, pa pasur ndonjë ide se çfarë mund të bënte vetëm me 10 dollarë në xhep. I drejtohet supermarketit dhe blen një shportë me 10 kilogram luleshtrydhe.

Për një kohë të shkurtër arriti t’i shesë të gjitha, duke shkuar derë më derë. Në mesditë e dyfishoi kapitalin. I befasuar dhe me entuziazëm, përsëriti të njëjtën gjë tri herë dhe u kthye në shtëpi me 60 dollarë në xhep. Shpejt e kuptoi që ky sistem do ta ndihmojë për të mbijetuar.

Zgjohej herët në mëngjesë dhe vazhdonte punën gjatë tërë ditës e më pas kthehej vonë në shtëpi. Punonte kështu çdo ditë, derisa bëri një shumë të konsiderueshme parash. Pas një kohe të shkurtër, bleu një karrocë dore që të mund ta përballonte më lehtë peshën e mallit, e më vonë arriti të blejë një furgon të vogël. Duke punuar kështu, brenda një viti arriti të bëhej pronar i disa kamionetave të vogla.

Për pesë vite ai u bë pronar i një rrjeti të shpërndarjes nëpër dyqanet e SHBA-s.ë Kështu, duke menduar për të ardhmen e familjes së tij, vendosi ta sigurojë jetën e vet. Ai thirri një ndërmjetës për ta ndihmuar që të nënshkruante sigurimin publik.

Ndërmjetësi në fund të bisedës i kërkoi e-mailin e tij për t’ia dërguar sigurimin në mënyrë elektronike. Heroi i kësaj historie i kthen se nuk ka e-mail. “Shumë çudi”, – komentoi ndërmjetësi. “Nuk keni e-mail, ndërsa keni arritur kaq shumë. Paramendoje ku kishe arritur sikur ta kishe edhe e-mailin!” Ky mendoi dhe u përgjigj: “Epo, duke pastruar tualetet do isha!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *