Categories
Dieta

Ka një fizik perfekt, cila është dieta që ndjek Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka pasur gjithnjë një fizik perfekt. Dhe mesa duket pa shumë lodhje. Aktorja është vlerësuar gjithmonë nga publiku që nga koha e “Friends”, dhe çdo lëvizje e saj ka bërë tendencë për mijëra femra, gati për të imituar stilin e saj.

Edhe kur u bë bashkëshortja e Brad Pitt, fansat nuk kanë ndalur së mbështeturi. Ndoshta është meritë edhe e linjave të saj gjithnjë perfekte? Ja dieta e Jen.

Për çfarë bëhet fjalë në praktikë? Në mëngjes esëll ajo pi një gotë ujë të vakët me limon, ndjekur nga një mëngjes që varion sipas dëshirave.

Për drekë e për darkë

Ushqyerja e saj është e thjeshtë dhe e përbërë mbi të gjitha nga proteina dhe perime, që i konsumon si për drekë dhe për darkë, në formën e një sallate të madhe apo pjata me bazë mishin apo peshkun me shumë perime. Vetëm së fundmi, që kur është me Justin Theroux, ka futur makaronat në ushqimin e saj. “Nuk e di nëse duhet ta falënderoj apo urrej për këtë”, ka rrëfyer aktorja.

Receta e saj e preferuar? Spageti alla carbonara, në variantin me kube gjel deti në vend të pançetës.

Mesvaktet

Për Jennifer është e rëndësishme të hajë shumë fruta, që i jep raportin e duhur të sheqernave natyrale për të cilat ka nevojë. Për këtë preferon t’i konsumojë larg vakteve si mesvakte për të thyer urinë. Në përgjithësi konsumon një mollë me fruta të thata, mundësisht lajthi ose bajame.

Në ditën e lirë

Jennifer adhuron kuzhinën meksikane, dhe në ditën kur do të ‘mëkatojë’ me ushqimin zgjedh tortillas me guacamole.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *