Categories
Këshilla

Panxhari i kuq jo vetëm për zemrën, të mirat që merr trupi nga konsumi

Panxhari është një zhardhok të cilit i janë thurur shumë lavde për shkak të vlerave fantastike që ofron për shëndetin e njeriut. Në praktikë, kjo perime e nëntokës merr prej saj vlerat dhe ushqyesit më të mirë e të rëndësishëm për organizmin. Kjo perime duhet konsumuar rregullisht që të përmirësojnë funksionimin e trupit.

Performancë më e mirë fizike – Studimet kanë konfirmuar se lëngu i panxharit përmirëson forcën e njeriut gjatë aktivitetit fizik dhe i jep atij më shumë energji. Ky lëng duhet pirë 90 minuta përpara aktivitetit fizik ndërkohë që efekti i tij jepet 2-3 orë pas tretjes.

Peshë më e shëndetshme – Njerëzit që hanë më shumë panxhar ose pjnë lëngun e tij rregullisht kanë tendencën të bëjnë zgjedhje më të mençura ushqimore. Falë tyre, por edhe vlerave të rëndësishme që ofron panxhari, ruajtja e një peshe të shëndetshme trupore bëhet më e lehtë.

Tensioni i ulët i gjàkut – Panxhari është një perime shumë e mirë për uljen e tensionit të gjàkut dhe konsiderohet si një trajtim alternativ mjekësor ndaj hipertensionit. Ai rekomandohet të konsumohet rregullisht si një kurë e rëndësishme kundër tensionit të lartë.

Qarkullimi i gjakut – Panxhari ka tendencën të hapë enët e gjakut dhe të përmirësojë qarkullimin e tij. Ky efekt vërehet kur panxhari konsumohet rregullisht i gatuar ose në formën e lëngut.

Tretje më e mirë – Panxhari është shumë i pasur me fibër. Një racion me panxhar ofron 3.8 gramë fibë ose 15% të dozës së rekomanduar ditore. Fibra është e mrekullueshme për sistemin tretës.

Gjumë më i mirë – Përbërësit aktivë të panxharit përmirësojnë shumë funksione të trurit përfshirë: aftësitë e të nxënit, kujtesën, transmetimin e impulseve nervore dhe zbutjen e inflamacionit kronik. Për më tepër, këto substanca aktive janë domethënëse për përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Kujdes: Lëngu i panxharit është shumë i fuqishëm dhe nëse e teproni mund të shkaktojë kaos në sistemin tretës. Konsumi i tepruar i lëngut të panxharit shkakton akumulimin e metaleve si hekuri, magnezi dhe fosfori në mëlçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *