Categories
Këshilla

Sodë buke & vaji i kokosit: Receta ideale nëse doni të dukeni më të reja

Gratë bëjnë çmos për të pasur një fytyrë të freskët për aq kohë sa të jetë e mundur. Disa preferojnë mënyra të shëndetshme jetese, ndërsa të tjera preferojnë të përdorin kozmetikën ose operacionet plastike. Ne ju sugjerojmë të bashkoheni me grupin e parë, dhe jo pa arsye.

Një maskë fytyre e bërë me vaj kokosi ose sodë, e pastron lëkurën nga qelizat e vdekura, heq papastërtitë dhe e bën fytyrën më të butë. Këto maska janë shumë të njohura. Ato mund të bëhen në shtëpi, nga produktet natyrore, pa shtuar substanca të dëmshme në trup.

Soda e bukës – Soda neutralizon çekuilibrat e pH, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të puçrrave dhe lëkurës së thatë. Soda eliminon inflamacionin dhe skuqjen, trajton lëkurën problematike dhe minimizon madhësinë e puçrrave.

Vaji i kokosit – Ky është një agjent u mirë, ushqyes dhe hidratues me veti antibakteriale dhe antivirale. Mund të shërojë gjithashtu sëm.undje të lëkurës si ekzema dhe lëkura e thatë kronike. Vaji i kokosit shëron plagët, prandaj është i shkëlqyeshëm për lëkurën me akne. Këtu keni një recetë e thjeshtë dhe duhen vetëm disa sekonda për t’u bërë.

Përbërësit:

2 lugë çaji vaj organik kokosi.
1 lugë çaji sodë (kontrolloni që të mos ketë alumin në përbërje).
Udhëzimet:

Përzieni përbërësit në një tas të vogël. Përdorni menjëherë dhe mos e ruani. Kjo do të thotë, përgatituni vetëm për një aplikim. Sigurohuni që përzierja të formojë një pastë dhe butësisht vendoseni në lëkurë me lëvizje rrethore.

Maska duhet të mbahet në fytyrë jo më shumë se 5 minuta. Lani fytyrën me ujë të ngrohtë, duke e masazhuar përsëri lëkurën me lëvizje rrethore. Thani fytyrën me një peshqir të pastër. Vaji i kokosit duhet të ngopë mirë lëkurën me ujë, prandaj mos përdorni krem ​​hidratues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *