Categories
Këshilla

10 ushqimet që ndihmojnë në riprodhim, produktet që e dëmtojnë atë

Dietologia Izabela Obert thotë se një dietë e mirë është thelbësore për riprodhimin te meshkujt. Zbulojmë 10 ushqimet që rrisin fertilitetin mashkullor:

Domatet: Domatet janë një nga burimet më të mira të ushqimit të likopeneve (pigmenti i kuq) antioksidues. Ka pasur disa studime të ndërmarra në likopene dhe fertilitetin mashkullor dhe është gjetur se përmirëson në mënyrë të konsiderueshme lëvizshmërinë.

Arra: Arrat janë të pasura me acide yndyrore Omega 3 dhe sipas një studimi nga Shoqata për Studimin e Riprodhimit, konsumimi i rreth 75 gr arra çdo ditë është e lidhur me rritjen e vitalitet të materialit seksual mashkullor.

Fara kungulli: Farat e kungullit janë të larta në zink, i cili luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe prodhimin e testosteronëve. Ato janë gjithashtu të pasura me disa minerale të tjera esenciale dhe vitamina.

Thjerrëzat: Thjerrëzat janë një nga burimet më të pasura të ushqimit me acid folik natyror, që është po aq i rëndësishëm për fertilitetin mashkullor, ashtu dhe për pjellorinë femërore.  Thjerrëzat janë gjithashtu një burim i madh vegjetarian i proteinave dhe fibrave.

Boronicat- Boronicat janë burim i mrekullueshëm, i fuqishëm, antioksidues anti-inflamator duke përfshirë pigmente si kuercetin dhe resveratrol. Studimet tregojnë se këta përbërës mund të ndihmojnë në ruajtjen e parametrave të shëndetshëm të fertilitetit mashkullor.

Uji: Një nga mënyrat më të thjeshta për këtë aspekt është të pini ujë mjaftueshëm. Materiali seksual mashkullor është me bazë uji dhe rritja e konsumit të lëngjeve mund të ndihmojë në rritjen dhe në përmirësimin e prodhimit të tij.

Shegë: Shega prej kohësh është konsideruar si një super-ushqim për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksiduesve, të cilët përmirësojnë qarkullimin e gjakut, ulin rrèzikun e sèmundjèvè kardiovaskulare dhe inflamacionin. Hulumtimet tregojnë se shega shkakton fryrje në testosteronë, rrit dëshirat seksuale dhe humorin në të dy gjinitë.

Pomegranate from Fruit Stand in Xi’an China

Çokollata e zezë: Çokollata e zezë është një burim i pasur i aminoacideve L-arginine, për të cilat studimet tregojnë se mund të rrisin volumin e derdhur dhe të përmirësojnë numrin dhe lëvizshmërinë e materialit seksual mashkullor.

Hiqni dorë nga kafeina: Edhe pse disa studime tregojnë se kafeina nuk ndikon negativisht në sasinë e materialit seksual mashkullor, aftësinë për të notuar apo formën e tij, një studim amerikan ka gjetur se konsumimi i lartë i kafeinës duket se ka zvogëluar shanset e një shtatzënie klinike (fekondimin in vitro). Pra, të dy partnerët duhet të përpiqen ta mbajnë kafeinën në sasinë e një filxhani kafeje në ditë.

Pije dietike: Hulumtimet tregojnë se aspartami (ëmbësues i përdorur gjerësisht në pijet dietike), është i lidhur me sasinë e ulët të materialit mashkullor dhe mund të kontribuojë në dèmtimin e ADN-së së saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *