Categories
Këshilla

Ka disa gjëra që nuk i dini për patatet!

Patatja ka shuar prej shekujsh urinë e brezave. Në Amerikën Prekolumbiane patatja ishte një produkt i përdorur prej 7.000 vitesh, ndërsa në Evropë, e importuar nga spanjollët ajo u zhndërua në ushqimin kryesor për të varfrit.

Për të marrë të njëjtën sasi kalorike të 70 gram brumrave nevojitem 280 gram patate. Shpesh harrohet se patatja është një produkt “i gjallë”, një zarzavate që përveç karbohidrateve ka edhe enzima dhe vitamina (vitaminën C në veçanti).

Patatet përmbajnë gjithashtu edhe aminoacide (lizina) të nevojshme për rritjen e fëmijëve. Tre patate të ziera me hudhër e majdanoz, të shtypura në darkë bëjnë një pjatë e cila të ngop, është e ushqyeshme dhe kushton fare pak. Për ata që kanë oxhak në shtëpi, pjekja e patateve është ideale.

Patatja e skuqur nuk rekomandohet. Sa më shumë patate të ziera, pure patatesh pasi janë pjata që mbajnë pak kalori. Për tu përmendur është edhe përdorimi që kinezët i bëjnë lëkurës së patates. Ata i përdorin për kompresa në raste gèrvishtjèsh, apo djègiè të lehta të lëkurës.

Cilat patate duhen zgjedhur? Në qershor patatet e reja, në dimër patate pa embrion, të cilat duke qenë të pasura me solaninë përbëjnë rrèzîk për shëndetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *