Categories
Këshilla

Produktet që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj, ju prezantojmë superushqimet

Keni dëgjuar për superushqime? Këtu do të parashtrojmë një listë me disa ushqime me pothuajse zero kalori, të shoqëruara me kombinime e receta.

Domatet – Ato përmbajnë lykopen, një antioksidues që rrallë gjendet në ushqimet e tjera. Studimet tregojnë domate vaj ullirise ato mbrojnë lëkurën nga rrezet ultravjollcë, parandalojnè tipe të ndryshme të kancèrit dhe kolesterolin e ulët. Domatet përmbajnë sasi të larta kaliumi, fibrash dhe vitamin C.

Kungulli i njomë – Ky lloj kungulli është një mrekulli, sepse mund të përdoret në sasi të mëdha dhe ka shumë pak kalori. Është i lehtë, përmban vitaminë A dhe mund të kombinohet në mjaft receta. Një recetë që mund t’iu sugjerojmë është kungull i prerë në formë rrethore, i pjekur me domate dhe djathë dhie pa yndyrë.

Spinaqi – Spinaqi bën pjesë në zarzavatet me gjethe të errëta dhe është i pasur me hekur, acid folik dhe vitaminë C. Mund të përdoret për mbushje në omleta dhe është një recetë mjaft e shijshme edhe për fëmijët.

Limoni (edhe ai jeshil) – Limoni është agrum mjaft i pasur me vitaminë C dhe është lehtësisht i shoqërueshëm në shumë ushqime. Eshtë një antioksidues shumë i mirë dhe ndihmon në rënien e peshës (provoni gjysmë kokërr limoni në një gotë ujë të vakët çdo mëngjes)

Specat – Djègës apo jo, specat janë të mbushur me vitaminë C, fibra dhe kalori të papërfillshme. Specat djègës përshpejtojnë metabolizmin duke vënë trupin në lëvizje ndihmojnë në djègièn e yndyrnave. Ju mund të digjni 50 – 100 kalori pas një vakti pikant. Po po, është e vërtetë !

Çaj – Kur flasim për çajin si një superushqim, e kemi fjalën për çajin jeshil, të zi, të bardhë apo çajin “me barishte” dhe, mbi të gjitha, natyral. Të gjitha llojet e këtyre çajrave janë antioksidues shumë të mirë dhe mund t’i pini në sasitë që dëshironi, pa marrë asnjë kalori shtesë (natyrisht nëse nuk përdorni sheqerin).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *