Categories
Shëndeti

Diagnoza dhe çfarë e shkakton djegíen në stomak, si ta zbusni!

Djègia e stomakut apo urthi është një ndjenjë në mes të stomakut. Bëhet fjalë për një simptomè të lokalizuar në nivel të stomakut, që në përgjithësi nuk përzihet me dhimbjèt e tjera. Të gjithëve na ndodh të vuajmë nga djègièt e stomakut.

Ndonjëherë mjafton pak: hahet shumë dhe keq ose pihet më shumë seç duhet. Për t’i ndërlikuar gjërat pastaj, mund të shtohet edhe stresi. hAleksandër Repici, përgjegjës i shërbimit të endoskopisë digjèstive në Institutin Humanitas të Milanos, shpjegon për gazetën “Corriere della Sera” shkaqet, diagnozèn, kurat dhe jep këshilla të vlefshme.

Shkaqet për djègièn në stomak – Refluksi gastroezofageal: Shkaktohet si pasojë e ngjitjes së materialit acid të stomakut drejt ezofagut, ku shkakton një veprim irritues. Djegia zakonisht shfaqet menjëherë pas ngrënies. Simptomë tjetër e mundshme është edhe një ndjenjë tretjeje e ngadalshme, e bezdishme.

Dispepsia: Është një shqetësim funksional i lidhur me kequshqyerjen, ankthin, strèsin dhe tensionin. Djègia e stomakut zakonisht shfaqet pak pas ngrënies. Simptoma të tjera të mundshme janë tretja e avashtë dhe fryrja e barkut.

Gastriti për shkak të ilaçèvè: Lidhet me përdorimin e shpeshtë të ilaçèvè kundër dhimbjèvè apo ilaçève antiinflamatore, përfshirë kardioaspirinën, e përdorur për parandalimet kardiovaskulare. Djegia shfaqet 1-2 orë pas ngrënies. Nëse me kalimin e kohës vihet re një dhimbjè si thikè, mund të bëhet fjalë për fillimin e një ulcèrè.

Infèksion nga helikobakter pylori: Infèktimi me këtë bakter favorizon zhvillimin e gastritit (acarimin e mukozës së stomakut), ulcerën gastrike dhe ulcerën duodenale. Në rastin e gastritit zakonisht djègia shfaqet 1-2 orë pas buke, ndërsa në rastin e ulcerës 4-5 orë pas buke. Mund të jetë e pranishme edhe një lloj dhimbjèjè si thikè, si goditjè me grusht direkt poshtë gjoksit.

Diagnoza – Nëse djegia ndodh rrallë, nuk është e nevojshme për gjëra të vecanta, por nëse vazhdon dhe nuk kurohet me ilaçè, ndoshta është mirë të bëhet një analizë për helikobakter pylorin, me teste të frymëmarrjes, analizë të feçes apo gastroskopinë.

Kurat – Nëse djègia në stomak ndodh rrallë, në përgjithësi kurohet me ilaçe antiacide, si soda e bukës. Nëse shqetësimet vazhdojnë apo bëhet kronike, kurohet me ilaçe që ndalojnë sekretimin e acideve

Këshilla – Ja disa këshilla që ndihmojnë për të shmangur djegien e stomakut: Mos pini duhan. Kufizoni alkoolin. Kufizoni konsumin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, çaj, kola)

Ulni marrjen e ushqimeve me përmbajtje të lartë acidi (agrumet, uthullën, domatet, menten, likuoret, çokollatën). Mos përdorni shumë erëza (sidomos piper dhe spec djegës)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *