E keni menduar ndonjëherë si mund të ndryshonte jeta dhe trupi juaj nëse hiqni dorë përfundimisht nga pijet me gaz? Një instruktor palestre e bëri dhe rezultatet që ka parë i duken gati të pabesueshme.
Për një kohë të gjatë ishte i dhënë pas pijeve të gazuara, aq sa u bë i varur prej tyre dhe mbante me vete një lëng të tillë në çdo moment.
“Të gjithë e duan atë momentin kur të ndryshon jeta. Vendosa të hiqja dorë nga pijet me sheqer të dëm.shëm dhe gaz para 3 vitesh”, – është shprehur ai, i cili rrëfen se të tilla pije mund ta plakin njeriun po aq sa duhani. Përveçse humbi 9 kilogram të tepërta, metabolizmi i ndryshoi dukshëm. Kur ishte konsumues i rregullt i pijeve me gaz ai tregon se ndihej i pafokusuar, i fryrë gjithë kohës dhe në gjendje depresive.
Simptomat u larguan sapo ai ndryshoi stilin e jetesës. Nga studimet e kryera edhe më parë, ka rezultuar se pijet me gaz mund të rrisin shanset e infertilitetit, kan.cerit, diabetit dhe problemeve me zemrën.
Ndonëse të heqësh dorë nga një zakon i kthyer në ves është e vështirë, të lësh njëherë e përgjithmonë pijet me gaz është shumë më e thjeshtë nga ç’duket!