Categories
Këshilla

Receta: Për një bel perfekt duhet të përdorni me patjetër këtë pije!

Uji me tranguj është një element kyç për bark të sheshtë, sipas dietologes Sinta Sas. Kjo pije e shijshme freskon, përmban sasi të vogël të kalorive dhe jep efekt të madh mbi organizmin.

Sinta mendon se kjo pije do t’ju ndihmojë të reduktoni belin deri 10 cm nëse ndiqet rregullisht për një periudhë kohore. Koncepti i pijes qëndron në faktin se trupi i njeriut ka nevojë për të paktën 8 gota ujë në mënyrë që të funksionojë normalisht.

Sigurisht, kjo vetëm në fillim, sepse nevoja për këtë pije ndryshon nga personi në person dhe varet prej aktiviteteve të ndryshme fizike që ushtron gjithsecili.

Në mënyrë që të jetë e suksesshme kjo dietë, është e rëndësishme që gjatë ditëve të konsumimit të pijes, të shmangni ëmbëlsirat, ushqimin e pasur me yndyrë dhe kalori, të konsumoni ushqime të shëndetshme në pjesë më të vogla dhe të ushtroni aktivitet fizik.

Përbërësit: 8 gota uji, 1 lugë çaji rrënjë xhenxhefili, 1 kastravec i freskët, madhësia e mesme, 1 limon, madhësia e mesme, i prerë në feta, 12 gjethe mente.

Procesi i përgatitjes: Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe vendosini në frigorifer brenda natës. Menjëherë pasi ta përgatitni pini nga ky lëng i fuqishëm. Mundohuni të pini të gjithë dozën gjatë ditës dhe në mbrëmje bëni një tjetër dozë për ditën e nesërme. Në mënyrë që të shikoni rezultatet është shumë e rëndësishme ta pini këtë pije dhe sigurisht shmangni pijet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *