Categories
Këshilla

Trendi i çmendur: Qumësht gjiri për të rritur!

Pirja e qumështit të gjirit si i rritur është moda më e fundit e praktikuesve të palestrave dhe konsiderohet si një îlaç i mrekullueshëm për ata që kanë sèmundjè kornike. Por, një praktikë e tillë jo vetëm që nuk jep asnjë efekt pozitiv, por rrezikon të përhapë sèmundjè infèktivè.

Kjo bëhet e ditur nga Revista e Shoqërisë Mbretërore të Mjekësisë, sipas së cilës tendenca është qumesht në rritje në SHBA dhe në Britaninë e Madhe.

“Të pish qumësht njerëzor është mania më e fundit e të rriturve, – shkruajnë studiuesit e Universitetit Mbretëresha Mari. – Në Britaninë e Madhe shitet qumësht njerëzor i ngrirë, ndërsa një agjenci ka nxjerrë në shitje lëpirëse me shije qumësht gjiri. Ka shumë faqe interneti që ofrojnë qumësht për të pirë, madje gati”.

Ka pak të dhëna eksperimentale dhe vetëm teste në laboratorë që ky qumësht mund të jetë një “super ushqim” që rrit mirëqenien, siç në fakt pretendojnë shumë faqe që i dedikohen fitnesit. Pohimet që mund të ndihmojë kundër disfunksionit erektil apo kàncèrit nuk kanë asnjë bazë shkencore.

“Për më tepër, qumështi njerëzor i blerë onlinë mund t’i vërë përdoruesit përballë infeksioneve të ndryshme, si hèpatitèt, HIV’i apo sifilizi. Një studim i fundit ka treguar se kampionët e qumështit të blerë online ishin të infektuar me baktere në 93% të rasteve”.

Kjo modë e re shkon paralel me atë të ngrënies së placentës menjëherë pas lindjes. Edhe në këtë rast nga ekspertët ka ardhur një përgënjeshtrim për avantazhet e pretenduara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *