Categories
Shëndeti

Supë me panxhar të pjekur, ideale për aneminë dhe presionin e gjakut

Sot po ju shkruaj për supën me panxhar dhe kruton misri. Do të shpjegoj në detaje recetën, duke theksuar se ky ushqim është ideal për të ndihmuar për aneminë dhe për presionin e gjakut.

Supë me panxhar të pjekur

1kg panxhar, të qëruar dhe të prerë në kubikë, 1 qepë të vogël të prerë në 4 pjesë, 3 hudhra bashkë me lëkurën, 4 kërcej timo, 2 lugë vaj ulliri, 5 kupa lëng pule ose perimesh, ½ kupë pistak të pjekur dhe të kriposur, ½ kupë majdanoz të freskët të grirë, 1 portokall të shtrydhur dhe lëkurën të grirë, 2 lugë uthull verë të kuqe, ¼ kupë vaj ulliri

Përgatitja: Ndizni furrën në 180 gradë celcius. Marinoni panxharët me qepë, hudhra, vaj ulliri dhe i vendosni në letër furre në tepsi. Spërkatini me kripë dhe timo. I piqni për rreth 1 orë duke i përzier herë pas here dhe duke hequr hudhrat në mes të pjekjes.

Zhvishni hudhrat dhe së bashku me panxharët, qepët dhe lëngun i bluani në blendër. I hidhni kripë, piper dhe i vendosni në tigan për 10 minuta. Pastroni blenderin dhe hidhni pistakët, lëngun e portokallit, 1 lugë të madhe lëkurë portokalli, uthullën dhe vajin. Bluani dhe spërkasni me kripë, piper. Hidhni supën në pjatë dhe përsipër i shtoni salcën, majdanozin dhe krutonet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *