Categories
Lajme

“Kush ka gruan e bukur duhet të ketë më shumë se dy sy”, një buqetë shprehjesh skoceze

Për kënaqësinë e lexuesve tanë, kemi përzgjedhur thëniet më të bukura skoceze. Jemi të bindur se t’i lexoni me qejf të madh, dhe si gjithnjë, mos harroni të na thoni cila ishte e preferuara juaj:

Kush ka gruan e hijshme duhet të ketë më shumë se dy sy. – Ai që flet për gruan e vet e çnjerëzon veten. – Ai që s’di t’i përballojë fatkeqësitë nuk vlen aspak. – Ajo që mund të bëhet ndonjëherë, nuk do të bëhet ndonjëherë.

Askush nuk është aq mirë (me shëndet) sa njeriu që shpreson të shërohet. – Ata më flasin rreth pijes sime, por kurrë nuk mendojnë rreth etjes që kam. – Avokati i mirë mund të jetë fqinj i keq. – Beso në të gjitha ato që dëgjon e do të hash gjithë ato që sheh.

Çdo burrë mund të sundojë një grua të keqe, përveç atij që e ka. – Dashamirësia lind dashamirësinë. – Do të kuptosh babain tënd kur të bësh fëmijët e tu. – Erdhe pa ftuar, mbete pa shërbyer. – Është e mjerë ajo grua që i mungon gjuha, por është i lumtur ai burrë që e merr.

Është i urtë ai që di të kthejë armikun në mik. – Fantazia ishte si një qen i bukur, por fati i preu bishtin. – Fëmija thotë në fushë atë që dëgjon pranë vatrës. – Fëmijët janë shqetësim i sigurtë dhe gëzim i dyfishtë.

Frekuento shoqërinë e mirë e do të numërohesh si ajo. – Gratë e beqarëve të vonuar dhe fëmijët e beqareshave të vonuara janë gjithnjë të edukuar mirë. – Gjithë zgjuarsia e botës nuk mund të jetë në një kokë.

Gjuha dhe zemra nuk duhet t’i kundërvihen njëra-tjetrës. – I vetmi avantazh i urisë është të mos ndiesh etjen. – Jepi lypësit një krevat, të paguan një morr. – Kanë pasur pak fëmijë ata që të kanë rritur ty.

Kulmi i marrëzisë është të thithësh kosin me pirun. – Kur dy ish-armiq bëhen shokë, njëri mbetet rob i tjetrit. – Kur pi, njeriu thotë atë që mendon kur është esëll.

Kush ia tregon të gjitha gruas, është martuar me kohë të shkurtër. – Kush ka hundën e madhe, kujton se të gjithë flasin për të. – Kush mban yzengjinë vlen sa ai që i hipën kalit.

Mbas lumturisë dhimbja e mbas dhimbjes lumturia. – Mbyll një sy për veset e vogla, sepse ti vetë ke të mëdha. – Më mirë gjysmëvarur, se keqmartuar.

Më mirë i parë ndër popullorë, se i fundit ndër zotni. – Më mirë zjarri i vogël që të ngroh, se i madhi që të djeg. – Më parë e varin, pastaj i bëjën procesin.

Më shumë mbyt pija se uji. – Mos gënje për mungesë të lajmeve. – Mos kapërce lumin për të gjetur ujë. – Mos kurrë grua derisa nuk di ç ‘do të bësh me të. – Mos merr kurrë një vejushë që s’i është varu së paku burri i saj i parë.

Ndërgjegja e qetë sjell gjumin e thellë. – Në mos mundesh të shohësh fundin, mos u largo shumë në ujë. – Në qoftë se doktori kuron, dielli ia ndriçon (punën atij); por në qoftë se ai vret, tokai a fsheh.

Njerëzit e pangopur kanë krahët e gjatë. – Njeriu mund të lajkatojë sa të dojë, por duhet të martohet kur të jetë e shkruar. – Njeriu pa para e përshkon shpejt pazarin. – Një fije peri lidh njeriun e ndershëm më mirë se një litar lidh vagabondin.

Një histori e mirë nuk prishet, në tregohet dy herë. – Një pajtë dashuri bashkëshortore ftohet shpejt. – Një pyetje zemëruese meriton një përgjigje pezmatuese.

Racioni i të verbrit duhet mbajtur mirë. – S’ka djersë, s’ka ëmbëlsirë. – Sa mirë që s’i kemi të shkruara në ballë githë veset tona. – Sikur të ishin të vërteta të gjitha gjërat, atëherë s’do të kishim gënjeshtër.

Shih para se të kërcesh, do të dish më mirë si të biesh. – Shkon pa thirrë, mbet pa servirë. – Tasi duhet mbajtur drejt. – Të gjitha janë vajza të mira, por nga dalin këto vajza të këqija?

Të gjithë ankohen se u mungojnë lekët, asnjë s’ankohet se u mungojnë mendtë. – Të rinjtë duhen edukuar, të moshuarit duhen nderuar. – Ti je prej familjes “me marrë” e jo “me dhanë”.

Tregimi është i thatë, po s’përfundoi me një të pirë. – Vajza që ka shumë lajkatarë, shpesh zgjedh më të keqin. – Varfëria është një dhimbje, por jo një fatkeqsi. – “Varrezat” s’janë mbushur kurrë me “gati të vdekur”. – Zoti, ty të dërgoftë më shumë zgjuarsi, e mua më shumë para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *