Categories
Këshilla

Mos krijoni varësi nga telefoni, 7 problèmèt që pëson shëndeti juaj

Përveç varësisë që kemi ndaj celularëve, ka dhe një sërë problèmèsh të tjera shëndetësore që celularët tanë na shkaktojnë. Për të kuptuar më mirë se për çfarë e kemi fjalën, shikoni më poshtë:

1. iPosture – iPosture është një term për pozicionimin në të cilin vendosemi kur përdorim celularin apo laptopin. Meqenëse koka dhe qafa jonë është e përkulur përpara, shkakton dhimbjè në qafë, madje mund të shkaktojë dobësim të muskujve. Duhet që të përdorni celularin në nivelin e syve, nëse doni ta shmangni këtë problem.

2. Shtrembërim të dorës – Mund ta keni vërejtur që dora juaj duket pa e shtrembër, për shkak të përdorimit të telefonit. Pavarësisht se kjo gjendje konsiderohet e përkohshme dhe e natyrshme, ka akoma aspekte negative që mund t’ju ndodhin. Mbajtja e telefonit tuaj në një pozicion mund të çojë në tendosje të krahëve dhe gishtave, dhe madje edhe në dèmtim të nervave. Në mënyrë që ta parandaloni atë, ushtroni duart tuaja çdo ditë, duke i shtrënguar grusht dhe duke shtrirë gishtat.

3. Bërryli i telefonit – Bërryli i telefonit ose krahu i teknologjisë janë terma të njohur. Simptomat përfshijnë një ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje gishtash, kur bërryli juaj është përkulur përtej 90°. Për ta shmangur këtë, zvogëloni kohën e përdorimit të telefonit tuaj, ndryshoni pozicionet dhe shtrini duart dhe krahët.

4. Ngërçi i gishtave – Shpesh mund të përjetoni ngërç në gishta ose dhimbjè të muskujve. Kjo vjen për shkak se e mbani telefonin në të njëjtën dorë për shumë gjatë. Ndryshoni vazhdimisht pozicionimin e telefonit dhe nëse është e nevojshme përdorni pako ngrohje/ftohje.

5. Gishti me të cilin shkruajmë mesazhe – Gishti me të cilin shkruajmë mesazhe, zakonisht i madhi, mund të ketë dhimbjè, sepse e përdori telefonin më shumë seç duhet. Në mënyrë që ta parandaloni atë, përdorni një pajisje shtesë për të liruar tensionin nga gishti. Gjithashtu shmangni mbajtjen e tij në një pozicion vertikal për një kohë të gjatë.

6. Sindroma e shikimit kompjuterik – Për ata që punojnë çdo ditë me telefon dhe kompjuter, ekziston mundësia të përjetojnë lodhje të syve, dhimbje koke, sy të thatë dhe vizion të paqartë, pasi ekrani digjital kërkon vizualitet të lartë. Kjo gjendje quhet Sindroma e Vizionit Kompjuterik (CVS). Për të parandaluar simptomat, përdorimi i lenteve te kontaktit dhe rregullimi i vendit të punës sipas nevojave tuaja mund të jetë një alternativë e mirë.

7. Djègièt – Kjo është një nga praktikat më shqetësuese të kësaj liste. Fjetja me telefonin tuaj nën jastëk ose gjatë karikimit ofron mundësinë e një shpèrthimi, duke shkaktuar djègiè. Nëse e keni këtë zakon, sigurohuni që ta ndaloni, në mënyrë që të shmangni rrèzikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *