Categories
Lajme

Armando Broja egoist? E keni gabim, ja çfarë bën shqiptari për shokun e skuadrës (video)

Sulmuesi i kombëtares Armando Broja vazhdon të shkëlqejë këtë sezon në kampionatin holandez me Vitesen. Futbollisti në pronësi të Çelsit ishte protagonist në triumfin 4-1 të verdhezinjve kundër Venlos në javën e 24-rt të Eredivisies (liga e parë holandeze). Ndryshe nga ndeshjete e kaluara, Broja jo vetëm që shënoi por dha dhe asistin e golit të parë.

Në minutën e tretë të sfidës, Broja pason horizontalisht për Opendan, i cili godet fort dhe saktë topin brenda në rrjetë. 19-vjeçari kuqezi mbylli festivalin e golave në këtë takim duke shënuar në minutën e 82-të pas një kombinimi të bukur me Beron.

Në 20 ndeshje të këtij sezoni në holandë, Broja ka realizuar 9 gola në 22 ndeshje.

 

PANORAMASPORT.AL

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *