Categories
Shëndeti

Duhet të bëni kujdes, ja kur pirja e qumështit mund të sjellë probleme shëndetësore

Qumështi është posaçërisht i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve, mirëpo te të rriturit mund të shkaktojë probleme nëse konsumohet tepër.

Rreth 240 mililitra qumësht në ditë na sigurojnë 30 për qind të marrjes së kalciumit të rekomanduar ditor.

Qumështi përmban edhe proteina, yndyra, vitaminë D dhe vitaminë B12 – gjë që e bën super të shëndetshëm.

Kalciumi, materie kryesore ushqyese i cili gjendet në qumësht, ndihmon në shëndetin e eshtrave. Qumështi i lopës përmban edhe magnez dhe kalium, të cilët ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe eshtrave.

Mirëpo, siç është rasti edhe me shumë produkte të tjera, sasitë tepër të mëdha të qumështit mund të ndikojnë keq dhe të rrënojnë shëndetin.

Në revistën “British Medical Journal” është publikuar studimi në të cilën është zbuluar që tri e më shumë gota qumësht në ditë mund të shtojnë rrezikun nga thyerja e eshtrave te femrat për 16 për qind, shkruan “Times of India”.

Rreziku i thyerjes së eshtrave rritet me konsumimin e shpeshtë të qumështit për shkak të sheqerit dhe galaktozës të cilat gjenden në laktozë. Konsiderohet që laktoza përkeqëson stresin dhe shkakton inflamacione kronike.

Sipas një studimi tjetër, të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, një numër më i lartë i frakturave të kockave janë raportuar te të moshuarit, veçanërisht në vendet me konsum të lartë të produkteve të qumështit, proteinave shtazore dhe kalciumit.

Produktet e qumështit gjithashtu përmbajnë acide yndyrore të ngopura që intensifikojnë inflamacionin, dhe gjithashtu kontribuojnë në rritjen e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *