Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm siç është Sevilla.
Në këtë përballje e cila u mbyll me fitoren e “Blaugrana” 0:2, shkëlqeu ylli dhe kapiteni i kësaj skuadre, Lionel Messi që shënoi golin e dytë dhe asistoi në të parin.
Se argjentinasi ishte në formë të mirë në këtë duel tregoi edhe minuta e 87-të, kur një nga lojtarët e Sevillës u mundua ta ndalte në një mënyrë të pazakont duke tentuar ta kap për fanelle me dy duart, mirëpo as në këtë mënyrë ai nuk u ndal.
Joan Jordán trying to stop Leo Messi😂 pic.twitter.com/OnRUAYgV8a
— IBJ (@ibjoe96) February 27, 2021
Golin e parë për “Katalunasit” e realizoi francezi, Ousmane Dembele. Falë kësaj fitoreje, Barcelona ngritet në vendin e dytë në tabelën e La Ligas me 53 pikë gjithsej.