Categories
Lajme

Barcelona, i preferuari i Messi-t është rivali numë një i Griezmann

Nëntëdhjetë minuta i ulur në stol duke parë shokët të fitojnë një ndeshje delikate si ajo kundër Sevilla-s.

Problemet e Antoine Griezmann te Barcelona janë kthyer në sipërfaqe pas përjashtimit të francezit nga formacioni. Megjithatë, në qendër të vëmendjes nuk ka qenë  nata si spektator e kampionit të botës, por një postim në rrjetet sociale nga ana e Lionel Messi-t.

Në Spanjë i kanë interpretuar si një mosmarrëveshje e re mes 10 -ës dhe 7-ës së Barçës fotografitë e publikuara nga argjentinasi.

Siç ka shkruar Cule Mania, faqe e specializuar që ndjek nga afër çështjet e botës blaugrana, postimi i Messi-t, i bërë menjëherë pas fitores së Barcelona-s ndaj Sevilla-s, duket se është i qartë.

Në fakt, Pleshti ka publikuar disa fotografi që e shfaqin në disa momente të ndeshjes. Në tre imazhe nga katër shihet Messi i vetëm në aksion, ndërsa në të fundit shfaqet i përqafuar me Martin Braithwaite, që nga të gjithë përshkruhet si rivali numër një i Griezmann për një vend në krah të argjentinasit.

Pikërisht kjo fotografi e fundit, në fakt, duket se është konfirmimi se lojtari danez është zgjedhur nga Leo si partneri ideal në fushë në vend të Griezmann.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *