Categories
Lajme

Shqiptari kampion bote i bën me ujë të pijshëm banorët e një krahine në Pakistan

Kampioni i botës në boks, shqiptari Haxhi Krasniqi ka hapur bunar (pus) në Pakistan.

Atje, uji i pijshëm është i pakët, ndërsa Krasniqi vendosi ta hap pusin, i cili është i domosdoshëm.

Ai këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Instagram.

“Prej Zotit vjen suksesi !Uji është elementar për jetën tonë, ne e shijojmë çdo ditë dhe e shohim të vetkuptueshëm konsumimin e ujit, por ka shumë vende në botë ku njerzit nuk kanë ujë të pijshëm, andaj jam shumë i lumtur se kam arrit me ndërtu një bunar të ujit të pastër i cili rrjedh 24 orë në ditë në njërin nga vendet më të varfra në bote, ku njerzit kane shume nevoje per uje” – shkruan Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *