Categories
Lajme

Koeman e aktivizoi për herë të parë, gjesti i talentit të Barcelonës po bën xhiron e botës. Çfarë respekti

Barcelona fitoi dje një ndeshje të rëndësishme ndaj Sevillas në La Liga, duke vazhduar luftën për titullin kampion. Katalanasit në këtë sezon kanë vendosur t’u lënë hapësirë të madhe talenteve dhe Ilaix Moriba është një nga prurjet më të reja.

Dje talenti u aktivizua në minutën e 71-të në vend të Pedri, i cili pësoi një dëmtim muskulor, dhe arriti t’ia shpërblejë trajnerit Koeman në maksimum, duke i dhënë një pasim shumë të bukur Messit në golin e dytë.

Pas ndeshjes një tjetër gjest i tij ka tërhequr shumë vëmendje dhe është diskutuar shumë. Pas ndeshjes trajneri Koeman priti të gjithë lojtarët e tij në anë të fushës dhe Ilaix Moriba i befasoi të gjithë.

Kur po takonte Koeman ai u përul në shenjë mirënjohje ndaj trajnerit, i cili ia shtrëngoi dorën dhe i dha një goditje në shpatull, si t’i thonte se ia shpërbleu besimin që i dha. Gjest i madh nga një djalë vetëm 18 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *