Categories
Lajme

Messi me një tjetër rekord, i vetmi lojtar në histori që bën diçka të tillë!

Lionel Messi vijon të vendosë rekorde, edhe pse Barcelona e tij nuk është në ditët e saj më të mira. Argjentinasi shënoi pasditen e sotme ndaj Sevillas në fitoren 0-2, duke u futur në histori. “Pleshti” është i pari lojtar në Botë që arrin të shënojë 30 gola kundër një ekipi të vetëm.

Diçka të tillë Messi ia ka bërë Sevillas, që është edhe preja e tij e preferuar. Në 28 ndeshje në La Liga kundër Sevillas, argjentinasi ka shënuar plot 30 gola. Në vendin e dytë në këtë renditje të veçantë është legjenda gjermane Gerd Muller, që i ka shënuar 27 herë Hamburgut.

Në vendin e tretë është sërisht Messi që ka shënuar 26 gola ndaj Atletico Madrid, në 26 ndeshje të luajtura. Për të gjetur Cristiano Ronaldon duhet të zbresim në vendin e katërt. CR7 ka shënuar 25 gola ndaj Sevillas, që duket se është ekipi i preferuar për portugezin dhe për Messin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *