Categories
Lajme

Ofendoi aty ku nuk durohet sulmuesin shqiptar, trajneri italian merr dënimin e merituar

Në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua një ngjarje e pakëndshme në ndeshjen mes dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento dhe San Xhorxhio Sediko. Trento ku luan futbollisti shqiptar, Grasjan Aliu, triumfoi me rezultatin 3-2 asokohe, por sulmuesi durrsak u përball me një situatë të pakëndshme.

31-vjeçari u fye për kombësinë e tij shqiptare nga trajneri kundërshtar, Luka Tioko, i cili e quajti: “Shqiptar m*ti”, ky i fundit është dëgjuar nga gjyqtarët.

Federata në atë kohë, mori vendimin për ta përjashtuar trajnerin nga aktivitetet futbollistike për 4 muaj. Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar këtu, pasi Prokuroria e Trentos e ka përjashtuar për 5 vite nga aktivitetet futbollistike trajnerin Tioko, duke e larguar kështu përfundimisht nga futbolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *