Categories
Lajme

Sot do ishte 42 vjeç/ Ja si e kujton Dr. Florin shoku i tij i ngushtë

Dr. Flori do të festonte sot 42-vjetorin e lindjes, nëse do të ishte ende në këtë botë.

Miqtë dhe artistët nuk kanë lënë asnjë rast pa e kujtuar këngëtarin e ndjérë dhe në këtë ditë kanë shkruar disa fjalë për të.

Roland Hysi ishte i pari që kujtoi mikun e tij përmes një postimi në rrjete sociale në këtë ditë.

Ai ka postuar në Instagram një video të shkëpùtur nga kënga “Baba në këtë skénë”, që Flori realízoi me Aurela Gaçen para se të ndàhej nga jeta, por u publikua pas ngjàrjes tràgjike, si për të çuar deri në fund amànetin e tij.

“Jo 15 vjet plako! Jo! Je akoma baba në këtë skénë dhe mungon, jo vetëm ti, por edhe vetë skéna!”, shkruan Landi përkrah videos së mikut të ndjérë.

Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta 6 vite më parë, në 17 nëntor 2014. Këngëtari ndërròi jetë në një moshë shumë të re, por ai la pas qindra hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite.

Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin West Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009.

Dr. Flori ishte dhe baba i dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Danit, që kanë ardhur në jetë nga martesa me bashkëshorten e tij, Blerinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *