Categories
Këshilla

A iu bezids era e skuqjes apo aromat e tjera të këqija gjatë gatimit? Ka të paktën 5 mënyra për ta zgjidhur këtë gjë

Nuk ka asgjë më të këndshme sesa të zgjohesh në mëngjes dhe të nuhasësh aromën e biskotave të sapopjekura, në furrë. Kafeja e parë gurgullon ëmbëlsisht në xhezve. Era e mirë shpërdahet jo vetëm në kuzhinë, por edhe më gjerë. Ndonjëherë kuptojmë se çfarë ka gatuar mamaja për drekë thjesht sapo hapim derën. Por sigurisht që jo të gjitha ushqimet lëshojnë sinjale kaq ndjellësë për trurin tonë. Është e padurueshme të qëndrosh në shtëpi kur gatuhet brokoli, lulelakra, paçja me të brendshmet e viçit apo lloje të ndryshme të peshqve.

Ju propozojmë disa mënyra natyrale për të larguar erën e skuqjes apo aromat e tjera të këqija gjatë gatimit.

• Hidhni në tenxhere dy lugë uthull molle ose verë të bardhë kur zieni lakrën dhe brokolin. Era e keqe do të largohet menjëherë.
• Digjni disa gjethe të thata dafine nëse doni të largoni nga kuzhina aromën e skuqjes së perimeve dhe mishit.
• Nga zierja e degëzave të rozmarinës dhe fetave të limonit përftohet një aromë magjike që eliminon aromën e peshkut.
• Mos u shqetësoni më për djegien e ushqimeve. Mjafton të vendosni në një enë lëkurë portokalli dhe kanellë, ose të bashkoni lëkurë mandarine me karafil dhe aroma e keqe do të zhduket.
• Zieni një kafe të mirë turke dhe aromatizojeni me arrë myshk (moskat). Aroma e mirë do të ndihet në të gjithë shtëpinë. /Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *