Categories
Lajme

I zhduket burri, nusja shqiptare ia nxjerr “inatin” foshnjës së tyre

E priti me muaj të kthehej në shtëpi bashkëshortin e humbur, por merr vendimin të largohet nga banesa, duke ia lënë foshnjen vjehrrit dhe vjehrrës. Destan Bushi humbi gjurmët më 7 shtator të një viti më parë, kur bashkëshortja e tij Leonora ishte shtatzanë. 27-vjecari nuk është bërë ende i gjallë, ndërsa në jetë ka ardhur vajza e tij Leandrra. Të enjten e kaluar, në një lidhje me skype, në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV Leonora Bushi u shpreh se nuk do e priste gjatë Destanin, por do shikonte jetën e saj, duke e paralajmëruar publikisht largimin e saj. Ky vendim u ka rënë si bo.mbë dy të moshuarve, të cilët përveç humbjes së djalit vuajnë braktisjen e mbesës 4-muajshe nga nusja e shtëpisë. Këtë lajm e konfirmoi në studio babai i Destanit, Ahmet Bushi, i cili është ende i prekur nga ky veprim i papritur.

Leonora u largua përfundimisht nga shtëpia jonë, sikundër e deklaroi edhe tek ju. Na e la ne vajzën 4-muajshe dhe është larguar ditën e dielë. Ajo na tha se nuk donte të qëndronte më me ne, për sa kohë Destani nuk po bëhej më i gjallë. ’Nuk du të rri këtu pa bashkëshortin’-na komunikoi, ’Do shoh jetën time’-na tha. E kam ruajtur gjithë kohës të mos fuste duart në prizën e korentit. I telefonoi babait të saj dhe erdhi ai e mori në orën 2 të drekës, duke lënë foshnjën vetëm.

Përvec këtij lajmi, këtë të hënë në emisionin ’Pa Gjurmë’ mbërritën të tjera dëshmi për Destan Bushin, i cili u zhduk në rrethana misterioze nga qytetit i tij i lindjes. Nuk dihet nëse vërtetë i riu nga Bulqiza bën jetën e një endacaku në Fier, por dëshmitarët flasin për të njëjtin person të ngajshëm me 27-vjecarin e humbur, i cili është parë në disa zona të qytetit. Një zotëri pretendon se e ka parë në muajin tetor të vitit të kaluar, ndërsa një zonjë përcolli live informacionin se 27-vjecarin e ka parë ditën e sotme në urën e Mbrostarit në Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *