Categories
Lajme

Më shumë se gjithë të tjerët, ja sa ore duhet të punojnë në ditë shqiptarët vetëm për të paguar faturën e internetit

Shqiptarët duhet të punojnë 5 orë e 22 minuta për të paguar faturën më të lirë mujore të internetit me brez të gjerë, sipas një harte të publikuar nga ofruesi global Surfshark.

Periudha që duhet të punojnë është e dyta më e gjatë në Europë, pas Malit të Zi, me 7 orë e 4 minuta dhe më e lartë sesa mesatarja globale prej 3 orë e 48 minuta dhe ajo e Europës prej 2 orë e 15 minuta.

Në Maqedoninë e Veriut duhet të punohet 4 orë e 13 minuta, në Serbi 4 orë e 3 minuta dhe në Bosnjë 3 orë e 7 minuta. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Edhe për internetin në celular, Shqipëria renditet sërish e dyta në Europë, pas Greqisë, me 26 minuta punë, përkundrejt 43 minuta në Greqi. Shqiptarëve iu duhet të punojnë më shumë se maqedonasit (12 minuta), malazezët (3 minuta), serbët (5 minuta). Ndërsa italianëve iu duhet të punojnë vetëm 37 sekonda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *