Categories
Këshilla

Tërshëra është ushqimi ideal për mëngjesin, 4 arsye të thjeshta për t’u bindur

Përfshrija e tërshërës në regjimin ushqimor të fëmijëve dhe jo vetëm ka shkaktuar vazhdimisht shumë debate. Por, më poshtë keni të gjitha arsyet përse tërshëra është ushqimi më i mirë që mund të hani në mëngjes (e kjo vlen për të gjithë).

1. Mund t’ju mbrojë nga sëmundjet kronike
Për shkak të aftësisë për të ulur kolesterolin, tërshëra është një ushqim i shëndetshëm për zemër që mund të parandalojë krijimin e pllakëzave në muret e zemrës (falë fibrave të tretshme) Përmbajtja e lartë e fibrave të tretshme gjithashtu ul presionin e gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Për më tepër, tërshëra është e pasura me phytochemicals, të cilat janë komponime të fuqishme antioksiduese që luftojnë qelizat kancerogjene.

2. Ju ngop më shpejtë dhe për një kohë më të gjatë
Fibrat e tretshme të tërshërës treten ngadalë duke ju mbajtur për një kohë më të gjatë të ngopur. Niveli i sheqerit në gjak rritet në nivele optimale dhe ju do të ndiheni të ngopur me një vakt të shpejtë e të lehtë .

3. Forcon sistemin imunitar
Beta-glukani që gjendet me shumicë tek tërshëra ndihmon në rritjen e qelizave të gjakut që luftojnë infeksionet. Tërshëra gjithashtu përmban selen dhe zink, dy lëndë ushqyese të rëndësishme që rrisin sistemin imunitar dhe ju mbrojnë nga mikororganizmat përgjegjës për sëmundjet e ndryshme

4. Energji shtesë për trupin
Ndërsa vitaminat B të tërshërës nuk ju japin energji (vetëm karbohidrat, proteinat dhe yndyrnat mund ta bëjnë këtë), vitaminat B të tërshërës shërbejnë si nxitës metabolikë, që do të thotë se ato ndihmojnë në dhënien e energjisë nga kaloritë që konsumojmë. Për më tepër tërshëra është e pasur me hekur një mineral që ndihmon në transportin e oksigjenit në qelizat e kuqe të gjakut dhe magnez i cili ndihmon në funksionimin e nervave dhe muskujve. /Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *