Categories
Lajme

Humbi nënën në spital, i biri rrëfen mes lotësh pengun e tij

“Neve na lajmëroi doktoresha në telefon e na tha që nëna juaj ndërroi jetë. Nuk e pamë më…. Nuk e pamë më…”, tha Hajdari.

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, 74 vjeçarja prej 10 ditësh ishte shtruar në spitalin covid 1 nga ku nuk u kthye më në shtëpi.

“Sa janë përpjekur aty brenda, këtë nuk e dimë, por kështu na thanë”, tha Hajdari.

Për çdo bir, ashtu si edhe për Flamurin, humbja e prindit por sidomos e nënës është e vështirë të pranohet në këto kushte të diktuara nga pandemia e covid-19.

“Më ishte ankuar një herë, kam një ngërc këtu, i kam thënë do ikim bashkë në spital. Nuk ka dashur, nuk kam ndonjë gjë tha. Pengu është pse s’e mora me forcë, ndoshta s’ka të bëjë fare”, tha Hajdari.

Flamuri që e mposhti vetë Covidin, por që nëna e tij Qerimja nuk ia doli dot ka një këshille të sinqertë për të gjithë.

“E kam përjetuar shumë keq. Është humbja më e madhe, ndaj i them të gjithëve mos e neglizhoni. Është shumë e pabesë. Duhet ta heqësh në kurriz që ta kuptosh”, shtoi Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *