Categories
Lajme

Nëse Arteta do të jetë trajneri i ri i Barcelonës, ky do të jetë super formacioni i katalanasve

Mikel Arteta lidhet me një kalim te Barcelona në krye të skuadrës, derisa me vete mund t’i marrë edhe disa lojtarë të Arsenalit.

Sipas asaj që raporton RAC1, strategu i The Gunners është në planet e Joan Laportës, nëse ky i fundit arrin të zgjidhet president më 7 mars. Laporta do t’i jap kohë Ronald Komeanit deri në fund të edicionit që të fitojë ndonjë trofe, ndryshe do të shkarkohet.

Legjenda e Barcelonës, Xavi është po ashtu në listë, mirëpo ai nuk dëshiron ende të largohet nga Katari.

Kështu, rruga do të jetë e hapur për Artetan që nga Arsenali mund të marrë është lojtarët si Bukayo Saka e Hector Bellerin.

Transferime të tjera që mund të realizohen në këtë verë janë edhe Sergio Aguero, David Alaba e Eric Garcia, që tashmë janë nën shënjestrën e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *