Categories
Lajme

Po vuan nga një sëmundje e rëndë/ Shkrimtarja shqiptare merr lajmin e madh dhe bën postimin prekës: Ka dritë në fund të tunelit

Shkrimtarja dhe përkthyesja, Mira Meksi ka reaguar sot, pas solidaritetit dhe apelit të kolegëve dhe miqve, për ta vaksinuar dhe dërguar atë për kurim jashtë, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Përmes një postimi në Facebook, Meksi i falënderon të gjithë për dashamirësinë e treguar. Ajo tregon se kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu i mundësuan vijimin e trajtimit të sëmundjes, jashtë.

Miqtë e mi, dashamires, jeni aq shume sa nuk jua permend dot emrin. Por zemra ime ju njeh te gjitheve. Me keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, me keni dhene force dhe energji per ta perballuar semundjen. Ju jam perjetesisht mirenjohes. Ju uroj se pari shendet dhe force njerezore ne keto kohera te zeza! Ka drite ne fund te tunelit!Falenderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu qe me mundesuan vijimin e trajtimit te metejshem te semundjes! Zoti me ne te gjithe!”,-shkruan shkrimtarja./dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *