Categories
Lajme

Shoferi i “çm.endur” hyri në parakalim në Milot-Lezhë duke mos e ditur kë kishte mbrapa, në fund e pëson keq

Policia Rrugore ka nisur sot planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kështu, prej ditës së sotme në të gjithë vendin, Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore do të bëjnë kontrolle për të monitoruar zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve.

Kontrollet do të behën me mjete të pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë dhe mjete të tjera teknike me punonjës policie civilë, të cilët monitorojnë me kamera rruge, segmente kyçe të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë vendosur 138 masa për parakalime të gabuara të konstatuara gjatë lëvizjes me mjete të pauniformuara dhe nga efektivë civilë të Policisë Rrugore.

Po ashtu, me radar, janë konstatuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin në Rrugën e Kombit dhe në aksin Thumanë-Milot–Lezhë, me shpejtësi mbi normat e lejuara. Ata janë dërguar për shqyrtim të mëtejshëm në Organin Administrativ Shtetëror, në territorin e Drejtorive Vendore të Policisë ku janë konstatuar shkeljet.

Gjithashtu janë vendosur 78 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 89 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit si dhe 23 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

Plani operacional do të vijojë përgjatë gjithë muajit mars, në të gjithë vendin./ abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *