Categories
Këshilla

4 receta maskash me proteina që janë shumë efektive në rikthimin e ngjyrës dhe pamjes origjinale në flokët e dëmtuar

Ka kaq shumë faktorë që mund të dëmtojnë flokët, ndonjëherë edhe përgjithmonë. Abuzimi i disa produkteve industriale, të tilla si ngjyra ose trajtime, është sigurisht një nga shkaqet kryesore.

Nëse dëmtohet, flokët mund të duken të venitur dhe të bëhen të vështira për t’u menaxhuar. Megjithëse ka trajtime të shumta në treg, ne dëshirojmë të shmangim përdorimin e produkteve industriale dhe gjithmonë të përdorim alternativa natyrore dhe më pak agresive.
Më poshtë ju sugjerojmë recetat e 4 maskave me proteina që janë shumë efektive në rikthimin e ngjyrës dhe pamjes së tyre origjinale në flokët e demtuar.

🥚 Maskë me veze.
Në një enë hidhni dy të verdha të vezëve dhe 2 lugë vaj ulliri. Përziejeni derisa të krijojne nje mase homogjene dhe aplikojeni në flokë të pastër dhe të thatë. Lëreni të qëndrojë për 20 minuta para se ta shpëlani me shumë ujë të ngrohtë.

🥑 Maskë me avokado.
Në një enë hidhni tulin e gjysmës së avokados, një vezë të plotë, 2 lugë vaj ulliri dhe përzieni mirë. Vendoseni mirë në flokë të pastër dhe të thatë dhe lëreni të veprojë për 40 minuta dhe shpelajeni me ujë të ngrohtë.

🍌 Maskë me banane.
Përzieni gjysmën e një banane me një lugë gjelle mjaltë, 2 lugë majonezë, 3 lugë qumësht kokosi dhe 1 lugë vaj ulliri.
Vendoseni në flokë, duke e shpërndarë mirë nga rrënjët deri në maja. Lëreni të veprojë për një orë, pastaj shpelaje me ujë të ngrohtë.

🥛 Maskë me kos.
Përzieni 2 lugë vaj ulliri dhe 100 gram kos grek. Vendoseni në flokë të lagur dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë jo shume te nxehte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *