Categories
Dieta

Dy receta me vakte të shpejta që të vijnë në ndihmë për t’u dobësuar

Kur do të dobësohesh, dreka mund të jetë fajtori që nuk të lejon. Shpesh nuk ke kohë dhe të duhet të hash në tavolinën e punës. Megjithatë ka disa mundësi që kjo drekë e nxituar të mos ju lërë të uritur. Disa ushqime të shpejta janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe mund të ndihmojnë në synimet për peshën. Dhe për më tepër do të pëlqejnë shumë. Këto janë superushqimet e jetës moderne.

Qumësht

Provo recetën: Smoothie me gjalpë kikiriku

Qumështi mund të jetë pija ideale për të shoqëruar vaktin kur po kërkon të dobësohesh, sipas një studimi të realizuar në Irlandë. Sasia e lartë e bulmetit në dietë, është zbuluar të shoqërohet me një BMI më të ulët, më pak yndyrë në trup dhe bel më të hollë, veçanërisht produktet qumësht dhe kos. Studiuesit kanë zbuluar që qumështi ul tensionin e gjakut, inflamacionin dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe rrit nivelin e proteinave që rregullojnë nivelin e sheqerit dhe yndyrës. Gjithashtu, nëse ke mungesë kalciumi, ky mineral do të ndihmojë të djegësh dhjamin e barkut, por mos e pi me shije çokollate.

Molla

Provo recetën: Pulë & Mollë në gjethe lakre

Kur do diçka të ëmbël pas dreke, ha një mollë. Këto fruta përmbajnë fibra dhe përbërës bimorë të quajtur polifenole që ndihmojnë bakteret e zorrëve dhe të mbrojnë nga obeziteti, ka zbuluar një kërkim i Food Chemistry. Nëse do të zgjedhësh mes llojeve të mollëve, mund të marrësh një mollë jeshile Granny Smith, që ka më shumë nga këto cilësi kundër obezitetit. Gjithashtu, të hash një mollë ose dardhë çdo ditë, ndihmon në humbjen e peshës. Eksperimentet kanë treguar që të hash një mollë 3 herë në ditë për 12 javë ndikon në një rënie të dukshme në peshë. Thelat e holla të mollëve janë një përbërs shumë i mirë për sallatën dhe i shtojnë një shije të ëmbël kërcitëse piteve të mbështjella dhe sanduiçeve./ Class

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *