Kanella është një ushqim shumë i popullarizuar për shkak të shijes dhe aromës së saj. Por nuk është thjesht një erëz, por një produkt i vërtetë me veti të mëdha medicinale.
E pasur me fibra, kanella përmban sasi të mëdha hekuri dhe kalciumi, dhe konsiderohet si një nga ushqimet më të mira për shëndetin tonë.
Për të shpjeguar më mirë përfitimet e kanellës, ja çfarë ndodh pasi të keni ngrënë dhe tretur 1 lugë çaji kanelle:
- Trupi i përgjigjet në mënyrë më efektive insulinës, duke rregulluar nivelet e sheqerit në gjak
- Favorizohet tretja korrekte e ushqimit dhe qetësimi i zorrëve
- Zvogëlon dhe lufton përhapjen e qelizave të kancerit
- Ka një efekt antikoagulant dhe përmirëson qarkullimin e gjakut
- Ka një efekt qetësues dhe zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti
- Ka veti antibakteriale
- Rrit funksionin njohës dhe kujtesën dhe tregohet e dobishme për ata që vuajnë nga sëmundja Alzheimer ose Parkinson
- Parandalon sëmundjen e zemrës dhe përmirëson funksionin e zorrës së trashë
- Jep energji dhe lufton lodhjen
- Zvogëlon dëmtimin e indeve të shkaktuara nga rritja e moshës
- Përveç që ka shije dhe arome shume te mire, përfitimet e kanellës e bëjnë këtë erëz një ilaç alternativ shumë efektiv. Shtoni një lugë çaji kanellë të bluar në kafe, lëng limoni, qumësht ose lëng nga çdo frut.