Categories
Lajme

Pamje që të këpusin shpirtin/ Tërmeti shkund Greqinë, banorët e trembur nuk dijnë nga të largohen (video)

Epiqendra e tërmetit të fuqishëm që goditi mesditën e sotme Greqinë ishte qyteza e Elasonas, pranë Larisas. Autoritetet greke raportojnë se magnituda e tërmetit ishte 5.9 e shkallës Rihter, por thellësia e vogël, prej vetëm 10 kilometra bëri që të ndjehej në mjaft zona.

Menjëherë pas lëkundjeve, banorët e Larisas dhe Elasonas kanë pushtuar rrugët dhe sheshet duke rendur të trembur.

Lëkundjet e tërmetit ishin tepër të forta aq sa u ndjenë edhe në mjaft qytete të Shqipërisë, përfshi edhe Tiranën. Ato zgjatën për disa sekonda duke shkaktuar alarm tek banorët, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë shkaktuar apo jo dëme në zonën përrëth epiqendrës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *