Categories
Lajme

Të martuar prej 64 vitesh, çifti i moshuar fiton betejën e jetës. Historia i tyre po i emocionon të gjithë

“Betohemi se do të jemi gjithmonë bashkë njëri me tjetrin, në hidhërime e gëzim, në shëndet e sëmundje”.

Kështu u shprehën 64 vite më parë, Leo dhe Angelo, të dy 86 vjeç nga Padova e Italisë. Çifti u sëmurën në të njëjtën kohë me COVID-19 dhe ata janë duke e përballuar shumë mirë sëmundjen. Historia e tyre ka emocionuar stafin mjekësor, aq sa i vendosi ata në të njëjtën dhomë në spital.

Si u infektuan?

Lea dhe Angelo, të martuar 64 vite më parë u infektuan me COVID më 19 shkurt. Në fillim ata nisën të kuroheshin në shtëpi, por kur gjendja e tyre u përkeqësua, u dërguan me urgjencë në spital. Frymëmarrja e tyre e rënduar, i detyroi mjekët të vendoste dyshen në njësinë e kujdesit intensiv. Tashmë Leëo dhe Angelo janë drejt përmirësimit dhe kanë treguar përjetimin e sëmundjes për mediat italiane

“Më dalin lot nga gëzimi, nuk e besoja që do e fitonim përballjen me këtë sëmundje”, u shpreh Leo, e cila nuk ngurroi t’i dhuronte një përqafim të ngrohtë të shoqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *